1. Filloi Procedimi Penal dhe shpallet në kërkim “Për rilidhje dhe vjedhje të energjisë elektrike” U bë shpallja në kërkim e shtetasit:

– N. Z. vjeç 67, banues në Shkoder Ky shtetas ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, “Për rilidhje dhe vjedhje të energjisë elektrike”, neni 137 i Kodit Penal.
2. U bë shpallja në kërkim te shtetases : – F. L. vjeç 60, banuese në Shkodër. Më datë 20.10.2015 ora 12 :00 shtetasja V. L. vjeç 47 ka bërë kallzimin për largimin nga banesa e motrës saj F. L. vjeç 60, gjendja beqare, e cila vuante nga depresioni. U bë shpallja dhe po punohet për gjetjen e saj nga Uniformat Blu.
3. Më datë 20.10.2015 ora 14 :00 ka rënë zjarr në lokalin <>, lagjen Tom Kola, Shkodër, në pronësi të shtetasit Gj. N. vjeç 46. Si pasojë e zjarrit janë djegur të gjitha orenditë e lokalit që shërbenin si bar kafe. Nga veprimet e kryera nga gupi hetimor rezulton se zjarri ka ra nga pakujdesia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, neni 151 i Kodit Penal.