Shqipëria dhe Austria nënshkruajnë një marrëveshje për njohjen e pensioneve.

Ministri i Punës Blendi Klosi është shprehur se përfitues janë mijëra shqiptarë. “Kemi arritur një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. Kemi në proces marrëveshje të tjera, ku shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm. Vjena do të mbështesë transformimin e shërbimeve në Shqipëri. Austria është mbështetëse e Paktit të Mirëqënies Sociale”, është shprehur ministri Klosi.