Koronavirusi vazhdon që të regjistrojë viktima të reja në Nju Jork të SHBA-ve.

Numri i të vdekurve për shkak të virusit në Nju Jork deri tashmë ka shkuar në 34 233 njerëz.

Kurse, numri total i të infektuarve për shkak të virusit në Nju Jork ka shkuar në 634 035 persona.

Ndërsa, të shëruar nga koronavirusi në Nju Jork deri tashmë janë 436 222 individë.

Zonat në Nju Jork më shumë të prekura nga koronavirusi janë Suffolk, Queens, Kings, Bronx, Nassau, Manhattan etj.

Koronavirusi ishte pjesë edhe e fushatës presidenciale në SHBA, teksa fituesi i zgjedhjeve Joe Biden tha se duhet të merren masa ndaj Covid-19.

SHBA deri tashmë ka shënuar 262 701 të vdekur për shkak të virusit, ndërsa numri total i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 12 589 088 njerëz.