
Institucioni financiar “Noa” dega Shkodër, organizoi me fermerët e qarkut Shkodër një seminar mbi financimin e agrobiznesit. Në këtë takim, drejtuesit e NOA-s ofruan informacion konkret mbi mënyrat sesi fermerët mund të përfitojnë fondet e projekteve të Bashkimit Europian por edhe më gjerë, nëpërmjet bashkëpunimit me NOA-n.
Drejtori Kola i sheh si mjaft të rëndësishme takimet informuese me tregtarët.
Institucioni financiar “ NOA” vlerëson kreditë duke mundësuar aprovimin e tyre në kohë shumë të shkurtër, pa patur nevojë për kolateral. Aprovimi i kredisë brenda pak ditësh, duke filluar nga 1 deri në 4 ditë,
bën të mundur realizimin e planit të investimit brenda afatit të planifikuar në kontratën e lidhur me AZHBR. Pjesë e seminarit informues ishte edhe Babis Mavridis, drejtori i përfaqësisë së Neë Holland për Greqinë dhe Shqipërinë.






