Flamur Noka deklaroi sot se djali i Ministrit të Punëve të Brenshme, Bledi Çuçi rezulton nga autoritetet italiane pjesë e skemës së trafikut të ilaçeve.

Ai hodhi akuza ndaj ministrit dhe kryeministrit që po përpiqet ta fshehë të përfshirjen e djalit të ministrit.

“Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë Covid-19. Akoma më keq, Edi Rama siç mbrojti Sajmir Tahirin të përfshirë në trafik droge, Fatmir Xhafën për të vëllanë si trafikant droge e shumë deputetë, kryebashkiak e trafikant ligji, po vazhdon të mbajë të fshehtë përfshirjen e djalit të ministrit Çuçi edhe pse ai u faktua nga autoritetet italiane,” tha ai.

Noka deklaroi se djali i ministrit ka kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara me qëllim transportin e ilaçeve, si pjesë e skemës së abuzimit prej 600 mijë eurosh. Kjo sipas tij, është e dokumentuar nga fshikujt e përgjimeve të prokurorisë italiane.

Sipas Nokës, Endi Çuçi është i pari në listën e personave që kanë mashtruar me falsifikimin e dokumentave mjeksorë për të hyrë në mënyrë të paligjshme në venditn tonë.

Artikulli paraprakDREJTUESIT VENDORË TË PS, RAMA: KEMI NEVOJË PËR GJAK TË RI
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “INSTINKT… APO PËRCAKTIM HYJNOR”