Në komisionin e Sigurisë, deputeti i PD Flamur Noka ka deklaruar se kemi një polici të inkriminuar.

“Në polici janë rikthyer zyrtare që u përjashtuan si të inkriminuar nga SHBA-të. Sot policia nuk ka besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, u Flamur Noka. Më tej Noka hodhi akuza mbi drejtuesit e policisë, duke thënë se janë të përfshirë në kultivimin e drogës. “Të gjithë e dinë se kupola e policisë ka qenë e përfshirë në kultivimin e drogës. Këtë e thonë edhe raportet e ndërkombëtarëve, u shpreh Noka.

“Vettingun që doni ta nisni në polici niseni nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri”, iu drejtua Flamur Noka mazhorancës. Nga ana e saj kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj tha se nuk mund të flitet pa fakte. “Duhet të ballafaqohemi me të dhëna konkrete”, iu drejtua Felaj Flamur Nokës.

Artikulli paraprakEKSTREMISTËT E DJATHTË: DO TË LUFTOJMË “PUSHTIMIN” E TË HUAJVE NË VEND
Artikulli tjetërDËMTOHET ANDI LILA, SITUATA BËHET SHQETËSUESE PËR NDESHJEN ME SPANJËN