Kanë nisur tensionet para Kuvendit. Opozitari Flamur Noka ka tentuar që të shtyjë gardhin metalik, por pa sukses.
“Ky parlament është shndërruar në burg të sigurisë së lartë. Parlamenti i një vendi që dje tha se do fillojë firmosjen e kapitujve për hapjen e negociatave” tha Noka .