Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lajmëron se nga sot në orn 09:00 fillojë operimet në aeroportin e Rinasit.

Balluku thotë se pas grevës së Albcontrol dhe bllokimit të fluturimeve dhe gjithë hapësirës ajrore shqiptare, tashmë do të ketë një kthim në normalitet.

Fluturimet nga kjo orë do të jenë të hapura për gjithë shërbimet, ndërkohë që Rinasit tashmë po punon me kontrollorë turq dhe grekë.

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

📌 Duke filluar nga ora 🕒09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore 🇦🇱shqiptare kthehen në normalitet.