Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive, situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.
Në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
Siç jeni në dijeni, që nga momenti i parë, të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile të Bashkisë, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, Forcave Zjarrfikëse dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Dua të falënderoj edhe banorët e Shkodrës, të cilët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Bashkisë Shkodër për bashkëpunim.

https://fb.watch/uOMHH-6Ltj/

Artikulli paraprakSA DO I KUSHTOJË VOTA NJË EMIGRANTI? CELIBASHI: SHKON NGA 10-40 EURO E MË SHUMË
Artikulli tjetërRAMA ZBULON TAKIMIN NË NEW YORK