Ndryshe nga një javë më parë që qytetarëve shkodranë por edhe turistëve të huaj ju duhej të qëndronin në radhë me minuta të tëra në disa prej rrugëve kryesore të qytetit, këtë fundjavë situata është krejt ndryshe. Kjo për shkak të fluksit qoftë nga dogana e Muriqanit apo dhe automjeteve të cilat shkonin në drejtim të plazhit të Velipojës.

Qendra e Shkodrës gjithashtu është zhbllokuar nga trafiku i cili ka bllokuar rrugët përgjatë orëve të paradites. Pavarësisht se është fundjave edhe pritej që fluksi i makinave të ishte i lartë trafiku në rrugët kryesore të qytetit është normalizuar.