Myftinia e shkodrës ka përkujtuar ne ambientet e xhamisë se Rusit një nga figurat e shquara te besimit islam ne vendin tone, Haviz Sabri Koci i cili ishte iniciatori kryesor ne rihapjen e xhamise se plumbit ne Shkoder.

Mes dhjetra besimtareve imami i kesaj xhamie Fejzi Zaganjori ngriti lart fuguren e Sabri Kocit, si nje shembull qe besimtaret duhet te marrin mbi sakrificat qe duhet te beje ne emër te zotit. Hytbeja u mbajt nga Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari duke u ndalur gjeresisht tek jeta e veshtire e Haviz Sabriut ne kohen e komunizmit por dhe te gjithe besimtareve ne teresi te cilet u detyruan te mohonin fene e tyre. Gjate fjales se tij myftiu u kerkoi besimtareve qe ne keto dite te bukura te nentorit besimtaret te luten per miresi duke kujtuar ne kete menyre burgosjen e hoxhallareve ne nje cerek shekulli.Ne emer te myftinise Shkoder, Sytari nenvizoi se do ti dergohet nje kerkese te gjithe Myftilereve te shqiperise te firmosin nje peticion per presidentin e Shqiperise qe figura e Haviz Sabri Kocit Myftiut te pare shqiptar te demokracise ti atribohet nje medalje nderi pas vdekjes.

Artikulli paraprakGJINI: MINISTRIA KATRAHURË ME VARRIN E KOLË IDROMENOS
Artikulli tjetërZGJEROHET HARTA E MBETURINAVE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE