Në një kohë që bota virtuale po përparon me shpejtësi, ka sërish prej atyre që nuk i ndahen shtypit të shkruar.I tillë është Ndue Tuci nga Lezha, për të cilin gazeta është burimi kryesor i informacionit.

Eshtë ndër të vetmit persona i cili gjendet çdo ditë duke lexuar shtypin në biblioteken e qytetit, ndërsa thotë se gazetat janë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tij.

71-vjeçari tregon se numri i gazetave në botim po vjen gjithnjë në rënie, ndërsa krahasuar me vite më parë thotë se shtypi i shkruar ka ndryshuar shumë.Kur e pyesim për leximin virtual përmes rrjeteve sociale, Ndue Tuci ka këtë përgjigje.

Pavarësisht rënies së interesit për leximin në biblioteken “Gjergj Fishta” në Lezhë gjendet çdo ditë gazetat që dalin në botim, ndërsa frekuentuesit janë kryesisht të moshuar të cilët nuk kanë njohuri mbi rrjetet sociale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDËMTOHET MOLOJA NË ZOGAJ
Artikulli tjetërVRASJA E NIKULAJ, DORËZOHET CELULARI I AUTORIT