36 maturantë në rrethin e Shkodrës duke përfshirë këtu edhe Bashkinë Vau-Dejës nuk kanë arritur të mbledhin pikët e nevojshme për një rezultat pozitiv në provimin e gjuhës së huaj anglisht.

Ndërkohë, nga 2225 pjesëmarrës, 379 prej tyre janë vlerësuar me notë maksimale 10 ç’ka solli një notë të përgjithshme mesatare 7.87. Masa e kalueshmërisë dhe nota mesatare janë vlerësuar pozitivisht nga DAR Shkodër duke marrë parasysh faktin se në rang vendi 2093 nxënës kanë marrë notë jokaluese.

Ndërkohë të vlerësuar me notën 10 janë 5336 nga 37.000 maturantë që iu nënshtruan provimit të gjuhës së huaj. Për nxënësit jokalues, Ministria e Arsimit dhe Sporteve do të rezervojë një datë të dytë në fund të muajit gusht si mundësi për t’u vlerësuar pozitivisht.

Artikulli paraprak“BALENA BLU”, ROLI I PRINDËRVE DHE MËSUESVE
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E REFUGJATËVE