Kompania për prodhimin e vaksinave, Novavax ka nisur fazën e parë të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19.

Testimi i kësaj vaksine të kombinuar do të kryhet në Australi dhe do u aplikohet 640 personave të rritur, përkatësisht të moshës 50-70 vjeç. Këta persona që të marrin vaksinën e kombinuar duhet të plotësojnë këto kushte:

1. Të kenë qenë të infektuar më parë më COVID-19,

2. Të jenë vaksinuar ndaj koronavirusit 8 javë përpara se të kryhet studimi.

Qytetarët që do të vaksinohen do marrin një kombinim të vaksinës kandidate të kompanisë ndaj COVID-19, NVX-CoV2373, dhe NanoFlu të gripit, sëbashku me një përforcues të vaksinave.

Në një deklaratë për mediat, Gregory Glenn, presidenti i Kërkimit dhe Zhvillimit në Novavax tha se ky kombinim i vaksinave mund të japë një rezultat të lartë.

“Kombinimi i këtyre dy vaksinave mund të japë efikasitet të lartë të mbrojtjes kundër COVID-19 dhe gripit,” tha Gregory Glenn.

Përfaqësues të Novavax kanë thënë në muajin në maj se presin që vaksinat sezonale të gripit dhe kombinimit të COVID-19, të japin rezultat edhe në luftimin e varianteve të reja të COVID-19. Në studimet para-klinike, vaksina e saj NanoFlu/NVX-CoV2373 ka dhënë rezultat në mbrojtjen si ndaj gripit A ashtu edhe B, si edhe ndaj koronavirusit.

Rezultat e studimit Novavax pret që të dalin në gjysmën e parë të 2022.

Artikulli paraprakMIRATIMI DOZAVE PËRFORCUESE TË VAKSINAVE, KREU I OBSH REAGON ASHPËR: UNË NUK DO TË HESHT, MENDOJNË SE TË VARFËRIT KËNAQEN ME ‘MBETJE’
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË TETOVË/ MANASTIRLIU BISEDË ME HOMOLOGUN FILIPÇE: GATI PËR TË NDIHMUAR ME TË GJITHA MUNDËSITË E BURIMET TONA