
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi, ai cilëson se vendi ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku industria e mbrojtjes synon të rrisë sigurinë kombëtare, kapacitetet teknologjike dhe zhvillimin ekonomik.
Përmes kompanisë shtetërore KAYO, thotë më tej, Ministri i Mbrojtjes, po zhvillohen aktualisht 6 sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare, ndërsa në inventarin e Forcave të Armatosura kanë hyrë 40 mjetet e para të prodhuara në Shqipëri.
Kjo industri, theksoi Nufi, nuk duhet të shihet vetëm si një çështje sigurie, por edhe si një mundësi për punësim, teknologji, prodhim vendas dhe zhvillim ekonomik.
https://youtu.be/Fjn7n7uvMCU


