Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator, ndryshe nga ideja fillestare për tu zgjedhur në seancën e nesërme parlamentare.

Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.

Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do ti dërgohen seancës parlamentare.

Artikulli paraprakEMËRIMI I ADMINISTRATORIT TË RI TË UJËSJELLËS- KANALIZIME SHKODËR PËRFUNDON NË GJYKATË
Artikulli tjetërLEPUSHA, DESTINACIONI I PREFERUAR I TURISTËVE TË HUAJ