Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë gjashtë vendbanime nga forcat ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

“Ne vazhdojmë të rivendosim territoret e de-okupuara të Ukrainës. Deri më sot janë ç’uzurpuar 1015 vendbanime, që është plus gjashtë në 24 orët e fundit”, tha ai në fjalimin e tij të natës.

Është e paqartë saktësisht se sa territor përbëjnë këto vendbanime. Zelensky përshkroi përfitime të tjera nga ushtria e Ukrainës në ato zona.“Ne kthejmë energjinë, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale atje”, tha ai.

Ai gjithashtu deklaroi se “çlirimi gradual i rajonit të Kharkivit” dëshmon se Ukraina “nuk do t’i lërë askënd armikut”.