Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Éric Vidaud, shkarkohet nga posti i tij për mospërfillje të mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, njoftuan mediat franceze të enjten.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së zotërimit të lëndëve”, shkruan BBC.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze, përfshirë Vidaud, kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA-së.

Artikulli paraprakZELENSKY: TRUPAT RUSE NUK TËRHIQEN VULLNETARISHT! S’KEMI ASGJË KONKRETE NGA NEGOCIATAT
Artikulli tjetërSHËNIME NGA NJË KAFENE NË KIEV: SHPRESOJMË PËR MË TË MIRËN