Kryeministri Edi Rama do të ulet sot në një takim me krerët e grupeve të opozitës parlamentare, Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun sa i përket Reformës Zgjedhore.

Opozita parlamentare ka bërë thirrje se nuk do e votojë Kodin e Ri Elektoral duke refuzuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore që e cilëson një pazar politik të rradhës.

Ata i bënë thirrje Ramës për t’u ulur në tryezë dhe sot kryeministri do të jetë më ta në Kryesinë e Kuvendit në orën 19:00.

Paradite ata u takuan me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi por opozita parlamentare vendosi në hapin e rradhës të braktisë komisionet parlamentare.