Një tjetër këndvështrim i ka dhënë pandemisë me COVID-19 një artist amerikan i fjalëve frymëzuese. Richard Williams thotë se bota po pushtohet nga virusi F, duke iu referuar frikës. E vetmja vaksinë për ta luftuar sipas tij është dashuria.

Video e tij është publikuar me titra shqip nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes me këtë dallgë frymëzimi dhe një përqafim të gjithëve në distancë të sigurt”, shkruan Edi Rama teksa poston videon në Facebook.

Richard Williams, 32-vjeçar, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Prince Ea, është një artist i fjalëve motivuese dhe frymëzuese në Amerikë. Videot e tij në YouTube kanë marrë mbi 290 milion shikime dhe mbi 5 milion abonentë.