
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Për këtë shtyrje është bërë mosgjetja e dëshmitarit Avdyl Rama, të kërkuar nga prokuroria dhe mbrojtja.
Rama sipas prokurorisë ndodhte jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit. Sakaq, seanca e radhës është caktuar në 5 dhjetor ora 15:00.
Po ashtu mbrojtja hoqi dorë nga pyetja si dëshmitar e Vangjel Dules dhe Marjus Suli. Dule ishte kërkuar si dëshmitar vetëm nga mbrojtja.