
Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje në orët e vona të natës.
Sipas njoftimit zyrtar të DVP Shkodër, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit pas mesnate në lagjen “Guerile”, kanë konstatuar dy shtetas të cilët, sapo kanë vënë re praninë e policisë, janë larguar me vrap.
Pas ndjekjes, efektivët kanë ndaluar dhe kontrolluar fizikisht shtetasin me iniciale B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak si dhe një mjet prerës (thikë).
Në përfundim të veprimeve procedurale, i riu u arrestua në flagrancë për posedim të paligjshëm të armëve.
Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve.






