Një shtetas shqiptar nuk i është bindur urdhrit të policisë greke në kufirin greko-shqiptar.
Në Zitsa të Janinës është tentuar të ndalohet mjeti që vinte nga kufiri gjelbër.

Sipas informacioneve, përvec shoferit shqiptar brenda automjetit ka qenë dhe një pasagjer.
Drejtuesi i mjetit ka kundershtuar me dhunë forcat e policisë, ka shtuar shpejtesinë, është larguar dhe më pas është ndalur nga policia.

Pasagjeri ka arritur te largohet me vrap dhe është arrestuar vetem shoferi shqiptar.
Gjate tentatives per t’u larguar, nga mjeti jane hedhur dy çanta, brenda të cilave policia sekuestroi 4 pako me 36 kg 350 gram kanabis.

U sekuestrua dhe 1 celular dhe 240 euro. Ndërrkohë mësohet se mjeti rezultonte i marrë me qera në Greqi.