Presidenti Barack Obama pritet të zhvillojë një takim me pasardhësin e tij Donald Trump në Dhomën Ovale, për bisedime që kanë për qëllim sigurimin e një trazicioni sa më të qetë të pushtetit.

Megjithatë, me mijëra demonstrues dolën rrugëve në disa qytete, për të kundërshtuar zgjedhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ata thërrisin “Nuk je Presidenti im”, një slogan që po përdoret gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Trump do të bëhet Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi siguroi një fitore befasuese ndaj Hillary Clinton. Obama, i cili e kishte cilësuar si “të papërshtatshëm” Trump për postin e presidentit dhe bëri fushatë kundër tij, i bëri thirrje amerikanëve të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të së martës. Edhe kandidatja demokrate Clinton i tha mbështetësve që t’t jepnin Trump një shans për të drejtuar vendin. Por pavarësisht thirrjeve të tyre, protestuesit u mblodhën nëpër qytete të shumta të vendit. Në New York me mijëra marshuan drejt Kullës Trump, duke ngritur zërin kundër politikave të Trump për emigrimin e të drejtat e gay. Në Chicago turma mësohet se bllokoi hyrjen e Kullës Trump, ndërkohë që bërtisnin: “Jo Trump, Jo KKK ( Ku Klux Klan), Jo Fashistë në SHBA” dhe “Jo Presidenti im”. Në Portland, Oregon disa protestues dogjën flamuj dhe bllokuan përkohësisht autostradën. Demonstrata pari edhe në Philadelphia dhe San Francisco.