Viti 2017 do të mbyllet pa amnisti për të dënuarit.

Një fakt i tillë është bërë me dije nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, teksa foli në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore. Gjonaj ndërkaq la të hapur mundësinë e një amnistie fundvitin e 2018, por duke përjashtuar të dënuarit për dhunë në familje. Mbledhja e Komisionit të Posaçëm i reformës zgjedhore zgjati 10-15 minuta për shkak të situatës së rënduar të motit.