Aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana së bashku më bashkëshorten e tij, kanë marrë dozën e parë të vaksinën anti-COVID. Pas marrjes së vaksinës, çifti është takuar me ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila i ka siguruar që gjithçka do të shkojë mirë. Ndërkohë që çifti ka rrëfyer, se prej frikës së COVID-it, prej muajsh nuk kanë dalë nga shtëpia.

“Jam interesuar për Bacën Reshat”, dëgjohet të thotë Manastirliu, teksa aktori shprehet se është në dijeni për këtë interesim.

Ndërkohë,që prej 11 janarit, vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve në të gjithë vendin. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 5,356 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.