Spitali i Shkodrës e ka titullarin ndryshe nga sa pretendohet se ky institucion prej ditësh nuk ka një drejtues.

Star Plus, i është drejtuar këtij institucioni, duke kontaktuar me drejtorin aktual të Spitalit të Shkodrës Përparim Çela. Çela ka shpjeguar urdhrin e ministres se shendetesise për konkursin e drejtuesve te spitaleve ku Çela është shprehur se do të konkurojë edhe ai vetë personalisht. Nga ana tjetër Çela është shprehur, se nga ky konkurs nuk përjashtohet askush i cili plotëson kriteret.

I pyetur në lidhje me urdhrin e 100 ditëve të para të ministres së shëndetesise Ogerta Manastirlliu për lirimin e hapësirave përreth spitaleve, Çela shprhet se është gati plani i veprimit.

Ministria e shendetësisë ka shpallur tashmë konkursin për drejtorët e institucioneve spitalore ne te gjithë vendin, por duke mos perjashtuar asnje prej titullarëve aktualë. Deri në datën 6 tetor të gjithë mund të dorëzojnë dokumentacionin ndërkohe që emrat e rinj të spitaleve në vend pritet të dalin në fillim të muajit nëntor .

Artikulli paraprakEMËROHET DREJTORJA E ZYRËS ARSIMORE NË M.MADHE
Artikulli tjetërEKSPERTIZA: DAVID QOSJA S’KA PROBLEME MENDORE