Përfundon edhe ndeshja e dytë e Grupit A në Euro 2020. Pas Italisë që fitoi 3-0 ndaj Turqisë, ishte e radha e Uellsit dhe Zvicrës të zbrisnin në fushë, takim që përfundoi 1-1. Kryeson Italia me tri pikë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me dy skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën në fillim se sa tentuan të godasin portën. Më pas nga gjuajtje për secilën skudër, me Seferovic për Zvicrën që “flirton” për golin.

Në filimin e pjesës së dytë Zvicra është më kërkuese dhe kalon në avantazh ndaj Uellsit në minutën e 49-të. Ishte Embolo që shënoi për zviceranët. Një pjesë e meritës shkon për Shaqirin, i cili ka ekzekutuar një goditje perfekte nga këndi. Trajneri e ndërron në 66’.

Por Uellsi nuk dorëzohet. Nuk ka çfarë të humbë dhe sheh për nga porta kundërshtare. Dhe në 75’ vjen goli i barazimit me Moore, që po me kokë i përgjigjet rivalit. Zvicra shënon golin e dytë në 84’, por Gavranovic ishte jashtë loje. Mbyllet në barazim 1-1, ndeshjet e radhës në grup janë: Itali-Zvicër dhe Turqi-Uells.