
Dëmtimi I By-Passit nuk ka të ndalur . Përgjatë gjithe këtij segemnti vërhet amortizimi I kësaj rruge kaq të rëndësishme për qytetin e Shkodrës.
Bypasi i Shkodrës, edhe pse një vepër arti e vënë në funksion për të lehtësuar lëvizjen urbane dhe interurbane, po dëmtohet çdo ditë e më terpër nga persona të papërgjegjshëm.
Megjithësse është ndërhyrë herë pas here nga institucionet për riparimin apo zëvëndësimin e barrierave të hekurta anës rrugës sërisht situate ëshët shqetësuese. Ndërkohë vereht edhe dëmtimi i shtyllave të ndricimit të cilat janë hequr ose thyer.
Ky investimi rëndësishëm, i cili përfundoi rreth 4 vite më parë u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve. Ndërsa, pak vite nga inaugurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar ne vazhdimsi janë evidente në këtë segment rrugorë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.






