Nga Shkodra, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku. Duma shprehet se për herë të parë Shqipëria zgjedh një kryeprokuror me votat e një partie politike. Ndërkohë, sipas saj, nuk paragjykohet për emrin e saj personal, por për mënyrën dhe procesin se si është zgjedhur.

Duma tha se ka një plan për protesta nga opozita shqiptare, që pas protestës së 27 janarit në Tiranë. Ndërkohë që Partia Demokratike sipas saj po mban përgjegjësi e madhe politike që të mbrohet ekuilibri midis institucionalizimit dhe Shqipërisë, e cila do të shkojë në hapësirën evropiane.  Deputeja e Partisë Demokratike Grida Duma thekson se opozita po afrohet për integrimin e Shqipërisë, duke mos qenë pengesë në qershor në hapjen e negociatave. Ai përmend ngërçin e krijuar vite më parë nga Partia Socialiste për këshilltarët e Fierit.I Përsa i përket shortit për KLGJ dhe KLP, Duma shprehet se procesi i goglave në mënyrë formale nuk do të thotë se kemi të bëjmë me rastësi dhe drejtësi nga ajo që procedura gjoja siguron. 

Partia Demokratike e cilëson nul, procesin e votimit në Parlament të listës me anëtarë për këshillin e lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë. PD pretendon se në sallë nuk kishte kuorum që lista të hidhej në votim ndaj faza e tretë kur ajo miratohet pavarësisht votave nuk quhet e ezauruar.

Artikulli paraprakKARNAVALET NË RRUGËT E SHKODRËS!
Artikulli tjetërGJOKA: E KËRKUAM SHUMË GOLIN DHE JA ARRITËM