Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një komunikim për mediat është pyetur për qëndrimin e Serbisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Vuçiç ka deklaruar se politika duhet të jetë politikë e përgjegjësive dhe se nuk i interesojnë spekulimet.

“Politika jonë duhet të jetë një politikë përgjegjësie, zhvillimi dhe progresi, për të parë se cilat janë interesat e vendit tonë dhe për të bërë gjithçka që është e nevojshme në përputhje me rrethanat. Nuk jam i interesuar të spekuloj nëse dhe kur do të vendosim sanksione,” tha Vuçiç.

Artikulli paraprakPOLICIA BËN BILANCIN: GJATË KËSAJ JAVE JANË ZHVILLUAR 32 OPERACIONE TË KODUARA. 130 TË ARRESTUAR DHE 372 TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërPROSTITUONIN PËR 60 EURO/ GRATË RUSE DHE UKRAINASE RANË PRE E NJË GRUPI TRAFIKANTËSH NË GREQI