Këngëtarja Beatrix Ramosaj në mënyrë të papritur, ka kërkuar mbrëmjen e sotme të largohet nga shtëpia e BBV. Gjatë ditëve të fundit, ajo është shfaqur në gjendje jo të mirë emocionale. Ditën e sotme ishte pikërisht ajo e cila nuk ka mundur të vazhdojë më këtë eksperiencë duke kërkuar kështu ndërprerjen e saj.

“Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”,- tha ajo mes lotësh dhe emocionesh.

Ndërkohë i dashuri i saj, Donaldi dhe Antonela janë munduar që ta qetësojnë, por mbetet për tu parë nëse gjendja e saj shëndetësore do të stabilizohet.