Marrja e një banese me qira po kushton çdo vit e më shumë. Tashmë tregu po përballet me çmime tejet të larta jo vetëm për shitjen e apartamenteve por edhe për qiratë. Sipas agjensive imobiliare brenda vitit cmimet janë rritur me 10 mijë lek të reja.

Për të përfituar nga bumi turistik familjet po kthejnë apartamentet e tyre, në dhoma me qira ditore, duke mbajtur lartë çmimet e qirave. Kërkesat më të larta për banesa me qira janë në qendër të qytetit bëjnë të ditur agjentët imobiliar.

Vala e shtrenjtimit nuk pritet të ndalet, pasi ekspertët gjykojnë se tregu po ndryshon, kërkesa është e lartë dhe nuk pritet të ketë rënie. Ndaj duhet të ketë poltika sociale me kredi të buta, sidomos për të rinjtë për të garantuar strehim.

Artikulli paraprak“DISIDENTËT E DIKTATURËS”, ANALIZË POLITIKE
Artikulli tjetërSTACIONI I TRENIT KTHEHET NË SKENË ARTI