Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Rama u shpreh se patronazhistët janë rikthyer në terren dhe rezultati do të jetë shumë pozitiv.

Ai ka komentuar edhe zgjatjen e afateve të vettingut duke e konsideruar si një lajm shumë të mirë.

Ndërkohë që ka mohuar të ketë pasur negociata të drejtpërdrejta me PD-në për dakortësimin për të votimin e sotëm.

“Shpresoj ta fusim politikën në hullinë e çështjeve me interes për qytetarët. Ka nisur puna e patronazhistëve padikutim, janë në terren. Do të kemi rezultat shumë pozitiv.

Sot kemi zgjatjen e mandateve, një proces i vështirë, i dhimbshëm, por është një process i pastrimit të llumit në drejtësi që nuk kemi pasur kurrë. Ajo që ne kemi bërë për drejtësinë në këto vite është e paprecedentë. Është lajm i mirë që ai institucion i vettingut të vazhdojë të pastrojë llumin.

Negociatat ka pasur mes 2 palëve apo vetëm ndërkombëtarët?

Nuk kam dijeni për një negociatë. Ne nuk bindim askënd. Ka 2 Parti Demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën nga të dyja.