
Ka përfunduar prej një jave shembja e objekteve në hyrje të qytetit të Shkodrës. Pavarësisht përfundimit të këtij aksioni, ende nuk janë marrë masat për pastrimin e inerteve të cilat kanë mbetur nga shembja e 10 biznesve në atë zonë. Të pyetur nga Star Plus, disa qytetarë shkodranë kërkojnë që të marrin masa për pastrimin e lulishtes.
Aksioni për shembjen e objekteve në hyrje të Shkodrës u zhvillua gjatë javës së kaluar, ndërkohë që tashmë kanë mbetur vetëm inertet, të cilat nuk janë hequr ende nga institucionet përkatëse.