Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Ne krah të zotit Basha në sallën e Kuvendit do të ulen sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.

Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së. Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe Andia Ullirit.

Ne dalje te selise se PD-se, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojne vendimin qe u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u perjashtua nga grupi parlamentar.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.

Artikulli paraprakNGRIHET PADI KUNDËR LIGJIT PËR ABORTIN NË TEKSAS: AKTI ANTIKUSHTETUES
Artikulli tjetërSIMPATIZANTËT E BERISHËS E PRESIN ME LULE DHE 2 GISHTA LART! MESAZH, BASHËS: TRADHTAR, POSHTË AMERIKA DHE EDI RAMA