Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland do të vijë nesër në Tiranë ku do të zhvillojë takime me liderët politik.

Pika kryesore e diskutimeve është ajo e Reformës në Drejtësi. Nuland takimin e parë e zhvillon me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin në orën 14:30, ndërkohë që në orën 15:30 do të takojë kreun e PD, Lulzim Basha. Ky i fundit do të shoqërohet nga deputetët: Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi. Pas këtij takimi, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama. Në orën 18:00 Victoria Nuland përmbyll takimet në vendin tonë.