Ministria e drejtësisë në Angli publikoi statistikat për personat në burgje deri në fund të muajit tetor.

Nga këto të dhëna mësohet se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ka shkuar 933 paçka se ka një marrëveshje për riatdhesimin dhe vuajtjen e dënimit të burgjet shqiptare.

Shumica e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze vuajnë dënimet për trafik kokaine. Ndërkohë po rritet edhe numri të dënuarve të përfshirë në rritjen e Kanabisit nëpër shtëpi.
Mediat britanike në shumë raste kanë identifikuar të dënuarit shqiptarë të cilët në rrjetet sociale postonin fotografi nga brenda ambienteve të burgjeve.

I tillë ishte edhe rasti Tristen Asllanit, i dënuar me 25 vite burg për trafik droge. Asllani vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje të një arme tip skorpjons.

Gazeta “Evening Standard” shkruante se ka zbuluar foto të Asllanit të cilat ai i postonte në Instagram. Fotot janë shkrepur brenda qelisë në burgun Wandsworth në Londër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDROGË DHE MUNCION NË BANESË, ARRESTOHET
Artikulli tjetërNGJARJE E RENDE,ATENTAT PROKURORIT ARJAN NDOJA PAK DITE ME PARE U SULMUA ME AKUZA NGA EDI RAMA E ERION BRACE