Numërimi vijon edhe në Shkodër, teksa në Pukë e në Fushë-Arrëz është mbyllur tashmë. Benet Beci është kandidati më i votuar nga PS me 3729 vota, kurse nga PD është Bardh Spahia me 3711 vota.

Beci pasohet nga Paulin Stërkaj, Ilir Beqaj dhe Edona Bilali.

Nga PD, Bardh Spahia pasohet nga Lodovik Hasani 3451 kurse i treti është Helidon Bushati 2997.