Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme nga votat e diasporës.

“201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë janë 201 795 votues nga jashtë.

Nga kjo e tërë e shqyrtuar kanë rezultuar numër pak më i vogël fletësh votimi që iu janë nënshtruar procesit…dhe tani po vazhdon vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët. Këto fletë votimi janë duke u rivlerësuar vetëm për kandidatët. Janë përjashtuar fletët e votimit që ka vota vetëm për partitë politike, dhe po vlerësohen vetëm ata që kanë pasur votë për kandidatët.”, u shpreh Celibashi.

Artikulli paraprakMUZEU “MARUBI” FTESË QYTETARËVE PËR BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJON OPERACIONI “KOORDINATA”, ASGJESOHEN 1288 FIDANË DHE 479 BIMË KANABIS