Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht, pasi numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30

Kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 1660 zarfe.

Sipas rezultateve nga KQZ, PD dominon me 43.95%, e ndjekur nga PS me 42.68%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 117 vota, Lëvizja Bashkë 21 vota, Partia Mundësia 35 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 34 vota.

Artikulli paraprakPËRFUNDON NUMËRIMI NË FUSHË ARRËZ, KRYESON PARTIA DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 12 MAJ 2025