
Deri në orën 9:50 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1732 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS ka marrë 231.012 vota deri tani ose 52.54%.
Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka marrë 151.309 vota deri tani ose 34.41%.
Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike me 17.423 vota deri tani ose 3.96%, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 14.978 vota deri tani ose 3.41%, ndërkohë që Partia Mundësia ka marrë deri tani 11.441 vota ose 2.60%, ndërsa Lëvizja Bashkë ka marrë deri tani 5447 vota ose 1.24%.