
Deri në orën 12:00, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2049 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS ka marrë 278.741 vota deri tani ose 52.48%.
Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka marrë 182.742 vota deri tani ose 34.41%.
Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike me 21.259 vota deri tani ose 4%, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 17.637 vota deri tani ose 3.32%, ndërkohë që Partia Mundësia ka marrë deri tani 13.941 vota ose 2.62%, ndërsa Lëvizja Bashkë ka marrë deri tani 6793 vota ose 1.28%.