Janë numëruar 91 nga 411 QV në total të Qarkut të Shkodrës.

Deri më tani, kryesuese është Partia Demokratike, e cila ka siguruar 43.1% të votave, e përkthyer në 10.057 vota, e dyta renditet Partia Socialiste me 29.9 % të votave, e përkthyer në 6.974 vota, e treta, e cila përbën dhe risi, është Partia Social Demokrate, me 14.9%, e përkthyer në shifra në 3473 dhe e katërta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 10.2 % e përkthyer në 2.370 vota.

Me projeksionet e deritanishme Partia Demokratike merr 5 mandate në këtë qark, Partia Socialiste 4, Partia Social Demokrate 1 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META MESAZH, FLET PËR ‘PËRZGJEDHJE TË QËLLIMSHME TË KUTIVE TË NUMËRIMIT’: TË GJITHË TË RUAJNË QETËSINË DERI NË SHPALLJEN E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE
Artikulli tjetërNUMEROHET KUTIA E PARE NE KZAZ 2 SHKODER, KRYESON PD