Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me dy kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes.

Kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 222 vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 128 vota. Ilir Meta, i cili garon në listën e hapur të Tiranës nën koalicionin PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë vetëm 1 votë.

Me shpalljen e këtij rezultati, mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET/ BERISHA NË DEKLARATË: SOVRANI FOLI
Artikulli tjetërKQZ PUBLIKON TË DHËNAT, JA SA SHQIPTARË KANË VOTUAR SOT PËR PARLAMENTARET 2025 BRENDA VENDIT