Eksperti i pushtetit vendor pranë USAID Fatlum Nurja shprehet se projektligji për financat vendore që u diskutua në Shkodër

është një nevojë për bashkitë e reja që janë krijuar që është rekomanduar që në vitin 2006 me marrëveshjen e asocim-stabilizimit në atë kohë. Eksperti Nurja deklaron se për të mos patur një vendimarrje politike në miratimin për ligjin e financave vendore në Parlament nevojitet që vetë bashkitë të lobojnë më fuqishëm dhe me ekspertë të fushës. Pavarësisht se efektet do t’i ketë në 2018-ën projektligji për financat vendore mund të jetë udhërrëfyes edhe për 2017-ën por nuk pengon buxhetet aktuale që bashkitë po përpilojnë. Projektligji për financat vendore përveç ekspertëve të huaj dhe mbështetjes të USAID është një përpjekje e fortë për të shmangur debatet rutinë të politikës dhe të ketë një dakordësi kur të miratohet.

Artikulli paraprakTONIGHT – 15.11.2016
Artikulli tjetërSHKARKIMET, ALARM MJEDISOR NË KOMAN