Nxënësi plagos me thikë shokun e klasës në orën e mësimit

Dy nxënës të shkollës së mesme “Antoni Athanas” në Sarandë janë konfliktuar me njëri tjetrin duke arritur deri në përdorimin e thikës. Ngjarja është shënuar gjatë orës së dytë të mësimit në shkollën e mesme kur K. Xh, 17 vjeç plagosi me thikë shokun e klasës K.B. Bodini është dërguar në spital dhe pasi ka marrë mjekimin e duhur për plagët e lehta në krah dhe në brinjë është larguar, ndërsa djaloshi tjetër është shoqëruar në komisariat. Mësohet se ka ndërhyrë mësuesi për t’i ndarë. Shkolla “Antoni Athanas” është shkollë e mesme teknike, ekonomike, hoteleri dhe turizëm. Ky është incidenti i dytë i shënuar në këtë shkollë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGRABITET SHTËPIA E BIZNESMENIT, NË JANAR U RRAH BARBARISHT
Artikulli tjetërGJENDEN 32 KG MARIJUANË MES SHKËMBINJVE NË BREGDETIN E SAN FOCAS