Vijojnë të jenë të hapura aplikimet në shkollën e mesme teknike “Arben Broci” në Shkodër. Drejtori Zamir Laçej tregon se këtë vit ka një shpërndarje të barabartë sa I takon regjistrimeve në klasat e dhjeta. Drejtori bën të ditura edhe disa ndryshime në programet mësimore si shkak I projekteve që shkolla ka në bashkëpunim me organizata të huaja por edhe me institucionet shtetërore.

Një nga drejtimet më të preferuara mbetet ajo e ndërtimit shton drejtori Laçej, ndërsa thotë se kjo degë vlerësohet prioritare për vetë rëndësinë që ka në tregun e punës.

Pas përfundimit të studimeve, shumica e të rinjve gjejnë mundësi punësimi në tregjet europiane bën të ditur drejtori I shkollës, pasi pagat në vendin tonë nuk janë të kënaqshme.

Janë të shumtë maturantët të cilët sapo diplomohen në këtë shkollë, marrin kërkesa për t’u punësuar jashtë vendit pasi kanë njohuritë e duhura për t’u futur menjëherë në tregun e punës

Artikulli paraprakAFGANISTANI NËN ZOTËRIMIN E TALEBANËVE, DASH: TË MOS PENGOHEN QYTETARËT QË DUAN TË LARGOHEN! MBËSHTETET EDHE NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërSHIROKË, KONCERTI “ON THE ROAD” I PIANISTIT ROBERT BISHA