
Nxënësit e klasës së tretë në shkollën 9 vjeçare “Martin Camaj” në Shkodër kanë dhuruar disa emocione të bukura në Shtëpinë e Fëmijës Shkollorë, përmes interepretimeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit. Mësuesi kujdestar, Neritan Durro bën të ditur se nisma u mirëprit nga fëmijët dhe u mbështet menjëherë edhe nga komuniteti I prindërve.
Në fund të aktivitetit nxënësit e shkollës “Martin Camaj” shpërndanë dhuratat që kishin përgatirue për fëmijët resident në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor, dhuruar atyre emocione shumë të bukra në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.