Ne kuader te organizimeve qe po behen per keshillim karriere si dhe te 25 vjetorit te krijimit si institucion, medreseja “Haxhi Sheh Shamia” organizoi nje takim me studiuesin dhe drejtorin e Institutit Shqiptar te Mendimit dhe Qytetrimit Islam Dr Ramiz Zekaj.

Drejtori Kujtim Dervishi shpalosi pervojen e gjate te studiuesit si ne fushen e tij te studimeve ashtu edhe ne kulturen dhe vizionin e pergjithshem. Bashkebisedimi mes nxenesve dhe studiuesit Zekaj u fokusua tek keshillimi I karrieres. Gjate ketij bashkebisedimi me nxenesit nje vemendje ju dha edhe ceshtjes se religjonit si faktor I zhvillimit dhe identitetit.